75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës pritet që nesër ta votojë projektligjin për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se nesër Qeveria e Kosovës do ta votojë projektligjin për dialogun me Serbinë për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në seancën e së premtes, derisadiskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit2019, duke lavdëruar PSD-në, patë thënë se marrin si obligime kushtet e këtijsubjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar mekushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanëmundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç ështëajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim sikoalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra,të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit përdialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.          

Ndërkohë mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 14:00.