Bëhet i ditur emri i shefit të Pentagonit që do të zë vendin e Jim Mattis
Presidentii SHBA-së Donald Trump njoftoi sot në Twitter se zëvendësministri i Mbrojtjes,”shumë i talentuar”, Patrick Shanahan do të jetë shefi i Pentagonit prej janarit 2019, në vend të ministrit Jim Mattis, i cili dha dorëheqjen pas vendimit të Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.
“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” tha Trump.