Rashford zbulon tatuazhi me shumë kuptim në trupin e tij
Marcus Rashford ka treguar tatuazhin e ri pasi shënoi në fitoren 5-1 të Manchester United ndaj Cardiff.
Sulmuesi i Djajve të Kuq ka ngritur fanellën pasi është zëvendësuar dhe ka zbuluar një tatuazh të madh që ka bërë së fundmi në ijë.
Vepra e artit mesa duket tregon lojtarin kur ka qenë i ri me një top në këmbë në oborrin e shtëpisë.

Rashford nuk ka folur akoma për kuptimin e tatuazhit të ri, por mund të jetë një kujtim i fëmijërisë dhe momenteve kur filloi të luante futboll.
Ai dhe shokët e ekipit ishin në formë të mirë gjatë fundjavës duke marrë një fitore bindëse pas shkarkimit të Jose Mourinho-s.