75 Mall Live Search
23:52 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ismaili i quan ish-bashkëpartiakët të ‘gërditshëm’, thotë se VV me vite mblodhi bërllokun e PDK-së

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me vite të tëra e sulmoi gjithkënd , që të mbrojë veten nga gabimet e bëra.

Tutje Ismaili tha edhe pse vetë ka sulmuar nganjëherë, për të mbrojtur bërllokun që e bëjshin do të tjerë, deri i erdhi në majë të hundës, ku u bënë shumë gënjeshtra.

Sipas Ismailit, me vite të tëra Vetëvendosje e sulmoi Hashim Thaçin me fjalë, por kur ishte puna me vepra, secila protestë kundër tij dështoi, sepse çdoherë ndalej protesta kur bëhej më së nxehti,transmeton Indeksonline.

Ismaili poashtu tha se Lëvizja Vetëvendosje me vite të tëra e mblodhi bërllokun e PDK-së, dhe ia mbajti me vjet Thaçit ‘zhagun’.

Deputeti Ismaili nuk ngurroi që t’i quajë ish-bashkëpartiakët ‘të gërditshëm’.

Postim i plotë:

Sulmi, thojnë, është mbrojtja më e fortë.

Për qata Lëvizja VETËVENDOSJE! me vjet të tana e ka sulmue gjithkë, që me e mbrojtë veten prej gabimeve që i ka ba. Edhe vetë kam sulmue nganjëherë, për me e mbrojtë bërrllogun që e bajshin do tjerë. Deri m’erdhi maje hunde, se u banë shumë rrena, e shumë bërrlog aty.

Me vjet të tana Lëvizja e sulmoi Hashimin me fjalë, por kur ish puna me vepra, secila protestë kundër tij i dështoi, sepse çdo herë e ndali protestën kur u bajke më së nxehti.

Tash një vjet konstant e ka sulmue grupin e vocërr e të parëndësishëm të “tradhtarëve”, për me e mbrojtë veten, prej tute se po ua nxjerrim duçat.

E na kemi hangër të shame, por kemi punue. Rezoutë mbas rezolute, deri erdhi momenti me e kalue rezolutën që ia hjekë Hashimit dialogun prej kontrolli, të cilën s’mujti VV me e arritë me protestën e 29 shtatorit, në të cilën edhe VETË kam dalë.

Qe pse. Sepse Lëvizja që me vjet e mbledhi bërrllogun e PDK-së, është ajo që ia mbajti me vjet Hashimit zhagun.

Kjo video është sulmi jonë, me u mbrojtë prej akuzave të poshtra të këtyne njerëzve të lig.

Me e pasë ju përnime, ishit marrë me Hashimin qe 1 vjet, edhe e kishit ndalë, e jo me do kastraveca që nuk po vlejkan as 2%.

Kjo është dëshmia tjetër që ju, çkado që thueni, nuk e keni përnime.

Po të gerrditshëm jeni ba.