75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emery nuk e priste, ylli i skuadrës mungon gjashtë javë

Trajneri, Unai Emery ka marrë lajmin më të keq të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan do t’i mungojë skuadrës nga Londra e Veriut përreth gjashtë lojë.

Kjo për arsye se Mkhitaryan ka pësuar një lëndim metatarsal në ndeshjen e fundit në FA Cup, transmeton IndeksOnline.

Në këtë ndeshje, Arsenali u përballë me rivalin lokal, Tottenhami, ku pësoi humbje me rezultat solid, 0-2.

Mkhitaryan startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje, por për shkak të lëndimit u detyrua të largohej nga fusha pas pjesës së parë.

Përveç ish-yllit të Manchester Unitedit, Arsenali ka aktualisht nën përkujdesje mjekësore edhe Laurent Koscielny, Nacho Monreal, Rob Holding, etj./IndeksOnline/