75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

1 mijë euro pagë mujore për familjen e Fadil Vokrrit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar vendimin për njohjen e statutit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit.

“Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit. Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, sqaroi ministri Gashi, transmeton IndeksOnline.

Me propozim të ministrit, Fadil Vokrri me statut të 'Qytetarit me Merita të Veçanta'

Duke e vlerësuar lart kontributin e Fadil Vokrrit i cili me angazhimin e tij, futbolli i Kosovës është i njohur ndërkombëtarësht, ministri ka thënë:

“Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv. Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë dite, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht.”

Gjithashtu ministri vendim e Qeverisë e vlerësoi si mirënjohje shtetërorë.

“Ky vendim është një vlerësim dhe mirënjohje shtetërore për legjendën Vokrri, ka thënë ministri Gashi.”/IndeksOnline/