75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu në stinorin vjeshtor, por Liria ”dëbon” mbrojtësin

Liria e Prizrenit nuk do të mund të llogaritë më në shërbimet e mbrojtësit, Ibrahim Walidjo.

Walidjo, me shtetësi afrikane i ka ndarë rrugët me Lirinë dhe tani është në kërkimn të një klubi tjetër.

”I kam ndarë rrugët me Lirinë. Trajneri më ka thënë se nuk jam në planet e tij”, tha Walidjo për Sheshi, transmeton IndeksOnline.

Fotografia e Ibrahim Walidjo

“Kam kaluar mirë këtu. Më pëlqen vendi dhe njerëzit, prandaj dua që ta vazhdoj karrierën këtu”.

Me fjalët e fundit, ai besohet se nuk dëshiron të largohet nga Kosova, andaj klubet kosovare priten të hidhen në sulm për të.

Pavarsisht se shkëlqeu në stinorin vjeshtor, mbrojtësi kamerunas nuk bën më pjesë te Liria./IndeksOnline/

Fotografia e Ibrahim Walidjo