75 Mall Live Search
20:25 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Anton Quni uron Krishtlindjet: Kam qenë në kishë e xhami, Zoti i dëgjon lutjet kudo!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka uruar me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Quni ka thënë se ai feston Buzmin, Darkën e Lamës, Krishtlindjen, Pashkët e Bajramin.

Ai ka bërë me dije se të parët e tij besonin në Kronin, Zeusin e Dhemitren, derisa familja e tij beson në Bibël dhe mësimet e Jezu Krishtit, transmeton Indeksonline.

Quni, poashtu ka treguar se vëllëzërit dhe motrat e tij besojnë në Kuran dhe mësimet e Muhamedit.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:


Për shumë mote Krishtlindja!
Të parët e mi besonin në Kronin, Zeusin, Dhemitren, etj.
Familja ime beson në Bibël dhe mësimet e Jezu Krishtit.
Vëllezërit dhe motrat e mija besojnë në Kuran dhe mësimet e Muhamedit.
Unë festoj Buzmin, Darkën e Lamës, Krishtlindjen, Pashkët, Bajramin, festoj çdo gjë që ushqen e mëson për paqen, dashurinë, mirësinë dhe mëshirën!
Kam qenë në tempuj të lashtë, kisha, xhami, teqe dhe sinagoge, në të gjitha shtëpitë e Zotit!
Nuk ka fare rëndësi se në cilën prej tyre lutesh – Ai do t’i dëgjojë ato.
Dhe t’ jeni të bindur se Zoti do të na vlerësoi me dashuri, po aq sa i kemi dhuruar dashuri e paqe njeri tjetrit.
Gezuar!
AQ