75 Mall Live Search
11:57 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Berisha: Jemi në drejtimin e duhur për ta shkruar historinë e basketbollit kosovar

Ylli i KB Prishtina, Dardan Berisha ka qenë njeriu kryesor i rezultateve të fundit pozitive të skuadrës nga kryeqyeti.

Përveç se Prishtina është lider në Superligën e Kosovës në basketboll, ata janë edhe në raundin e dytë në FIBA Europe Cup.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Përfaqësuesen kosovare në para-eliminatoret e Kampionatit Botëror 2019, Berisha ka vazhduar të bëjë historinë me skuadrën nga kryeqyteti.

Në ndeshjen e fundit në FIBA Europe Cup, Prishtina regjistroi fitore ndaj hungarezëve të Szolnoki Olaj, dhe tani ai ka folur për këtë fitore dhe për vazhdimësinë e skuadrës, transmeton IndeksOnline.

”Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne që ta kalojmë grupin. Sidomos në shtëpi me një atmosferë të mrekullueshme. Ne duhet t’i fitojmë këto ndeshje, ishte ndeshje e madhe dhe fitore e madhe për ne”.

”Jemi të lumtur me fitoren, por kemi ende për të punuar. Hap pas hapi, unë mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur për ta shkruar historinë në basketbollin kosovar dhe te Prishtina”.

”Nëse ne i fitojmë ndeshjet si vendas, dhe kemi fat në udhëtim duke e fituar së paku një ndeshje, mendoj se kjo do të ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje”.

”E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por me do ta japim maksimumin. Dhe madje nëse nuk kualifikohemi, mund të jetë ende një sezon i mrekullueshëm për ne”, u shpreh tutje Berisha./IndeksOnline/