75 Mall Live Search
12:40 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq pranon të dialogoj me Limajn dhe Ahmetin, por ka një kusht!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Pink, ka folur për ekipin e ri dialogues shtetëror të Kosovës dhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut.

Sipas tij, kushti i vetëm për vazhdimin e bisedimeve mbetet heqja e taksës.

“Vetëm le ta heqin taksën e pastaj le ta dërgojnë kë të duan për dialog”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile delegacionit shtetëror që do të merret me dialogun.

Ky ekip do të udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.