75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme, por Arsenali refuzoi transferimin e Van Dijk

Arsenali hodhi poshtë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Mbrojtësi holandez konsiderohet si më i miri në Premier League dhe po vazhdon të shkëlqejë nën udhrat e Virgil van Dijk.

Forma e qendër-mbrojtësit në vitet e fundit, madje, ka bërë që analisti, Chris Sutton ta quajë 27-vjeçarin si lojtarin më të mirë në botë.

Tani, ndihmës-trajneri i Celtic, John Collins ka zbuluar se shefi i skoutëve të Arsenalit, Steve Rowley besohet se e ka parë Van Dijk sikur të pasigurtë, transmeton IndeksOnline.

”Shefi i skoutëve të Arsenalit (Steve Rowley) mendonte se Van Dijk është tejet i pasigurtë”, tha Collins për beIN Sport.

”Ndoshta, kjo ishte pjesa e lojës së tij, por tani mbulon shumë hapësira”.

”Van Dijk ka shpejtësi, fuqi, balancë, përqëndrim dhe është i mirë në ajër”./IndeksOnline/