Spalleti flet për ndeshjen me Napolit, tregon kur do të kthehet Nainggolan
Interi nesër do të luaj me Napolin në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A.
Dy skuadrat që ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë do të kenë punë të vështirë në San Siro, shkruan Indeksonline.
Trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka folur për ndeshjen, ku ka treguar edhe ditën e rikthimit të Nainggolan.
“I kam thuajse të gjithë të gatshëm. Miranda nuk është riaftësuar, por Asamoah po. Joao Mario gjithashtu është gati. Më vjen keq që nuk e kam Nainggolan sepse ai është një lojtar shumë i fortë, por rregullat në një skuadër janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Spalletti.
“Ai nuk është jashtë skuadrës, por vetëm jashtë ndeshjes së radhës. Më pas, ai do të fillojë stërvitjen dhe do të jetë pjesë e grupit”.
“Napoli? Lojtarët janë të parët që janë zhgënjyer nga rezultati i Chievos. Ata po presin me padurim të luajnë dhe të rikthehen te fitorja. Ancelotti është një nga më të mirët, për të mos thënë më i miri në Itali. Ai e di se kur është momenti për të mbrojtur, dhe kur është për të sulmuar”.