75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bella dhe Gigi Hadid ua ngrohin zemrat me këtë fotografi

Ato janë femrat më të kërkuara në botën e modës.

Dy motrat, Bella e Gigi Hadid edhe këtë vit spikatën me prezencën e tyre në sfilatat më prestigjioze, teksa u bënë fytyrat më të kërkuara në markat e famshme, shkruan Indeksonline.

Në ditën e Krishtlindjeve ato vijnë me një fotografi mjaftë të ëmbël nga fëmijëria e tyre, ku duken si dy kukulla të vogla në prehër të babadimrit, e afër është edhe nëna e tyre./Indeksonline/