Nënkalimi afër QKUK-së i mbushur me ujë
Nënkalimi afër QKUK është bërë pothuajse i pakalueshëm për qytetarët.
Kjo pasi reshjet e shiut dje e kanë stërmbushur me ujë, transmeton Indeksonline.
Përveç ujit, aty është grumbulluar edhe mbeturina të shumta.
Në këto pamje të cilat i kanë dërguar lexues të Indeksonline, mund të shihni gjendjen e këtij nënkalimi.
Uji dhe mbeturinat po pengojnë qarkullimin e qytetarëve në të./Indeksonline/