Mushkolaj-Konjufcës: Keni marrë vota me ‘Jo negociata, Vetëvendosje’, tash keni ndërru qëndrim
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca është përplasur me analistin politik, Imer Mushkolaj lidhur me çështjen e negociatave me Serbinë.
Derisa, Konjufca tha se janë pro dialogut të riformatuar me Serbinë, analisti politik Mushkolaj tha se që 13 vite VV ka kundërshtuar negociatat me Serbinë dhe tani po përkrahin një gjë të tillë, pra, kanë ndryshuar qëndrim.
Mushkolaj në emisionin ‘Debat Plus’ në TV Dukagjini i tha Konjufcës së VV ka fituar përkrahje politike duke proklamuar parudhën “Jo negociata, Vetëvendosje”, ndërsa, tani thonë “po negociata me Serbinë, negociata të riformatuar, të kushtëzuara”.
Po ashtu, ai pati një përplasje edhe me analistin Astrit Gashi. Konjufca ka thënë se është shumë kollaj me ndal presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në synimet e tij për marrëveshje me Serbinë, që mund të jetë e dëmshme për Kosovën.
Por, Gashi i është kundërpërgjigjur atij se që me shumë se 10 vite qe dëgjojnë duke thënë se janë kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën por që asgjë nuk ndërmerren./Indeksonline/