“Për kryetarin e Mitrovicës politikanët janë si gjaja”
Ish-kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fehmi Ferati ka ironizuar me ndejën e djeshme të Agim Bahtirit me zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shkruar se megjithatë numri një i Mitrovicës profesionalisht është korrekt, shkruan Indeksonline
“Për kryetarin e Mitrovicës politikanët janë si gjaja! Kryesisht lopë, kali për ngarkesë ose pelë për nevoja tjera epshi e disa që i shkojnë prapa i vlerëson për Viq! Masa tjetër janë Dele! Agim Bahtiri profesionalisht është korrekt! Bravo! Shqiponjat mbesin të lira”, ka shkruar ai.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/156605_475266039626_5912459_n-720x450-780x439.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/49055053_10216065377661251_1044264518554746880_o-1024x768.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/49375933_10216062765795956_1922966143862046720_o-1-1024x768.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/12/49476355_10216065394621675_3253457148562112512_n.jpg)