Transferimet e janarit që dështuan në Premier League
Afati kalimtar i janarit është afër dhe do të sjellë optimizëm te shumë klube, ani pse në të shumtën e rasteve, shumë prej transferimeve në dimër nuk kanë funksionuar.
Në këtë seri, Marca ka zgjedhur përforcimet dimërore në Premier League që nuk kanë funksionuar.
Manucho (Manchester United)

Sulmuesi angolez nënshkroi për ”Djajtë e Kuq” në janarin e vitit 2008 në një marrëveshje 3-vjeçare, por kurrë s’shijoi sukses në ”Old Trafford”, transmeton IndeksOnline.
Pas huazimeve në Panathinaikos dhe Hull City, ai u shitë në baza permanente te Real Valladolid.
Victor Valdes (Manchester United)
Manchester Unitedi kishte një tjetër transferim të dështuar në janar kur ata vendosën për ardhjen e Victor Valdes në vitin 2015.
Ai kishte probleme me Louis van Gaal dhe kurrë nuk i luajti dy ndeshje zyrtare me skuadrën.
Wilfried Bony (Manchester City)
Manchester City pagoi 40 milionë euro te Swansea për Bony në janar të vitit 2015, një marrëveshje e dështuar.
Ai nënshkroi për katër sezone, por nuk luajti te ”Qytetarët” më shumë se një sezon.
Georgios Samaras (Manchester City)

Një tjetër transferim i dështuar i janarit që s’funksionoi te Man City ishte Samaras në vitin 2006.
Sulmuesi më pas u huazua te Celtic dhe nënshkroi në baza permanente për skuadrën skoceze, duke shijuar më shumë suksese se sa në Angli.
Andy Carroll (Liverpool)
I transferuar nga Liverpooli në fillim të vitit 2011 për ta zëvendësuar Fernando Torres, Carroll dështoi plotësisht.
Në vetëm dy sezone e gjysmë me ”Të Kuqtë”, ai arriti të luajë në vetëm 12 ndeshje në Premier League.
Juan Cuadrado (Chelsea)

Cuadrado u transferua te Chelsea në sezonin, 2015/16 dhe klubit londinez ai i kushtoi 35 milionë euro nga Fiorentina.
Ai nuk u përshtatë me stilin e lojës në Angli dhe u rikthye në Itali, ku po shijon suksese te Juventusi./IndeksOnline/