Një humanist si Matuidi, dhuroi fitimet nga Botërori për bamirësi
Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi ka zbuluar se ai i ka dhuruar fitimet e tij nga triumfi në Botëror për bamirësi.
France pranoi 38 milionë dollarë për triumfin në këtë kompeticion gjatë verës, duke ua alokuar lojtarëve nga 330 mijë dollarë.

”Ne të gjithë jemi të lirë për të vendosur që të dhurojmë donacione dhe për ta bërë këtë publike. Po, unë i dhurova fitimet e mia për bamirësi”, tha Matuidi për Journal du Dimanche, transmeton IndeksOnline.
”Mbappe, absolutisht, ka të drejtë kur thotë se ne fitojmë shumë para. Për ne, s’është shumë, por për t’i dhuruar për bamirësi, nënkupton shumë për dikë”.
”Gjëja më e rëndësishme është kur vjen nga zemra dhe ne e bëjmë këtë sepse me të vërtetë na intereson”.
”Kur unë shohë buzëqeshje te fëmijët, mbushem me lumturi”, tha Mautuidi në mes të tjerash.

”The Tremplins Blaise Matuidi” është një organizatë bamirësie, e cila ndihmon fëmijët e varfër të inkuadrohen më shumë në komunitet./IndeksOnline/