Presidenti Thaçi sot u adresohet deputetëve
Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme Kuvendit do të mbahet prej orës 14:00.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Kuvendi e Kosovës.
“Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftim./