75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sa ta ka Ronaldon, Juven s’e mposht “gjë e gjallë” në Itali

Juventus ka barazuar si mysafir i Atalantas me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 87-të të Serie A.

Zonja e Vjetër kaloi e para në epërsi me autogolin e Berat Xhimshiti vetëm dy minuta pasi kishte filluar ndeshja.

Duvan Zapata arriti që të barazoj rezultatin në minutën e 24-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Punët për Juven u bënë keq kur Bentacur u ndëshkua me karton të kuq.

Atalanta e shfrytëzoi superioritetin numerik duke shënuar golin e epërsisë me anë të Zapatas në minutën e 56-të.

Por shpëtimtari i Juves doli të jetë Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u inkuadrua në minutën e 65-të dhe 13 minuta më vonë barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Juve është në pozitën e parë me 50 pikë dhe vazhdon të jetë e pa mposhtur në Serie A me vetëm tri barazime. /IndeksOnline/