Nesër takimi i radhës i thirrur nga Veseli për dialogun Kosovë-Serbi, të pranishëm Thaçi e Haradinaj
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se nesër kryeparlamentari Kadri Veseli do ta mbajë takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.
Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Takimi do të mbahet në objektin e Kuvendit së Kosovës, ndërsa do të nis në orën 10:00./Indeksonline/