Ferizaji gati ta sfidojë dimrin me gjysmë milioni kontrata
Komuna e Ferizajit është munduar të tregohet e kujdesshme sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve për sezonin dimëror.
Kështu, kjo komunë e cila udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së, ka nënshkruar tre kontratata radhazi për 36 muaj rresht, në mënyrë që të njëjtat të kujdesen për rrugë të caktuara gjatë tre sezoneve të dimrit. Kontratat në fjalë, komunës çuditërisht i kanë kushtuar 411 mijë e 221 euro, transmeton Indeksonline.
Grupi i Operatorëve Ekonomik N.T “Rahovica Company” & “Europa Partners”, Shpk nga Ferizaji janë pajtur të lidhin kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve në fshatrat: Jecerc, Neredime e Epërme, Neredime e Poshtme, Manastire, Balaj, Lloshkobare, Demjak, Kosinë, Slivovë, Koshare- Libovc-Tërrn, dhe Tërrn- Bablak. Kjo kontratë kornizë ka kohëzgjatje prej 36 muaj dhe çmimi total është 156 mijë e 996 euro.
Tutje, kjo komunë ka lidhur kontratë edhe me N.P.Sh “Mbrojtja e Ambientit”, nga Ferizaj për mirëmbajtjen e rrugëve për fshatrat: Komogllavë, Gurëz, Fshati i Vjetër, Nikadin, Bibaj, Sojevë, Mirosalë, Dardani dhe Zllatar. Po e njëjta kontatë u ka kushtuar hiç më pak se 78 mijë e 854 euro. Kontratë me Grupin e Operatorëve Ekonomik “Via” Sh.P.K & N.T.P “Eurokos”, për mirëmbajtjen e fshatarave: Bablak, Mirash, Cërnillë, Surqinë, Prelez i Jerlive, Talinoc i Jerlive, Rahovicë, Papaz, Pojatë, Sazli, Softaj, Talinoc i Muhagjerëve, Babush i Ri, Prelez i Muhagjerëve dhe Muhoc
. Për 36 muaj, operatorët në fjalë do të paguhen 91 mijë e 371, 44 euro. /Indeksonline/