75 Mall Live Search
17:36 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Besmir Fetahu, përforcimi i radhës së Vëllaznimit

Vëllaznimi nuk e ka ndërmend të ndalet për t’u përforcuar për stinorin pranveror.

Mesfushori, Besmir Fetahu është përforcimi i radhës së skuadrës nga Gjakova.

Fetahu, së fundmi, ishte pjesë e Besës dhe Istogut, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Mesfushori ka nënshkruar kontratë me Vëllaznimin deri në qershor të vitit 2020.

Klubi gjakovar i ka uruar suksese në fanellën kuq e zi në vazhdim.

Para Fetahut, Vëllaznimi kishte transferuar Labinot Jetullahun, e disa të tjerë më herët./IndeksOnline/