Real Madridi e do Reinier – një 16-vjeçar që kushton 70 milionë euro
Thjesht, Real Madridit i pëlqen të transferojë talentë në Brazil.
Ata e kanë dëshmuar këtë së fundmi me Vinicius dhe Rodrigo – të cilët kushtuan nga 50 milionë euro.
Sipas Globoesporte, objektivi i fundit i Real Madridit është Reinier Jesus Carvalho, ylli i akademisë së Flamengos, transmeton IndeksOnline.
Por, Real Madridi nuk do ta ketë të lehtë transferimin e talentit brazilian.
Kjo pasi edhe Man City, Juventus dhe Roma janë vënë pas 16-vjeçarit, i cili luan si mesfushor ofanziv.
Kontrata e parë profesionale e lojtarit skadon në vitin 2021, teksa klauzola e tij blerëse është 70 milionë euro./IndeksOnline/