75 Mall Live Search
22:06 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina rrëmben të gjitha çmimet e më të mirëve

Sot Komuna e Prishtinës, në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të Vitit, ka shpallur më të mirët.

Prishtina, klubi i futbollit, është shpallur si skuadra më e mirë në kryeqytet për këtë vit.

Kjo vjen pas rezultateve impresive këtë vit, teksa aktualisht është lider në Superligën e Kosovës në futboll, transmeton IndeksOnline.

Ndërkaq, Visar Bekaj është shpallur si portieri më i mirë i vitit, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë vit kalendarik.

Shefi i Prishtinës, Mirel Josa është zgjedhur trajneri i vitit, teksa kapiteni, Armend Dallku si sportisti i katërt i vitit./IndeksOnline/