75 Mall Live Search
08:33 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në nderim të policit Demaj, kabineti i Haradinajt nis takimin me një minutë heshtje

Vrasja e policit të Kosovës në krye të detyrës, Izet Demaj ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në nderim të tij, sot kabineti i kryemistrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur takimin e mëngjesit më ndryshe, transmeton Indeksonline.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minut heshtje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Demaj dje u vra gjatë një përleshje me një person që po tentonte të grabiste filialen e bankës në Istog. /Indeksonline/