75 Mall Live Search
13:11 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Higuain kërkon transferimin në “Stamford Bridge”

Pa marrë parasysh mohimeve të mëhershme që Higuain do t’i bashkohet Chelsea, raportet e reja e thonë të kundërten.

Sulmuesi i Milanit dëshiron të lidhet përsëri me Marizio Sarri tek Chelsea, të cilin dikur e kishte trajner në Napoli.

Sipas Sport Mediaset, ylli argjentinas ka kërkuar një transferim në Stamford Bridge, pasiqë që nga largimi i tij nga Juventus nuk ka pasur ndonjë impakt në San Siro.

Sarri poashtu është i lumtur të bashkohet me ish-sulmuesin e tij dhe Juventus thuhet të jenë të gatshëm të marrin në konsideratë ofertën e Chelsea.

Higuain momentalisht është në huazim te AC Milan, me një mundësi për të nënshkruar në fund të sezonit për 36 milionë euro. /IndeksOnline/