Sarri: Është koha të vendosim për të ardhmen e Hazard
Maurizio Sarri ka deklaruar se është koha për të vendosur për të ardhmen e Eden Hazardi, pas spekulimeve që qarkullojnë nëse belgu do të qëndrojë te Chelsea ose do të largohet në drejtim të Real Madrid në fund të sezonit
Chelsea nga ana tjetër thuhet se është e gatshme për ta mbajtur Hazard i cili ka shënuar 100 gola për klubin dhe siç raporton ESPN, klubi londinez është i gatshëm të paguajë 290.000 funte në javë nëse ai pranon të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.
“Nuk e di nëse Hazard do të qëndrojë, por mendoj se është koha për të vendosur për të ardhmen e tij dhe unë jam trajneri dhe jo presidenti, nuk jam përgjegjës për transferimet” është shprehur strategu italian. /IndeksOnline/