75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të dielën, finalja e turneut memorial, “Fadil Vokrri”

Ditën e dielë, zhvillohet finalja e turneut memorial, ”Fadil Vokrri”, teksa programi fillon në ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrës do të jenë për të zhvilluar ndeshje në shenjë respekti për legjendën, Vokrri emra të njohur.

Lorik Cana, Gramoz Vokrri, Agim Ademi, Mc Kresha, Lyrical Son, Memli Krasniqi, Majk, Vedat Bajrami, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Adrian Berisha, Florian Miftari, Kushtrim Sopa, Bashkim Smakaj, dhe aktorët e serialit, ”O Sa Mirë”: Kushtrim Qerimi, Edi Kastrati, Ernest Zymberi, Jeton Zogjani, Neshat Krasniqi janë të ftuarit special.

Po ashtu do të zhvillohet ndeshja e veteraneve në mes klubit të futbollit, Prishtina dhe atij te Llapit,klube këto ku Fadil Vokrri bëri karrierë.

Kurse futbollistet e Superligës së Kosovës të ndara në dy skuadra do të zhvillojnë një takim për ta respektuar figurën e Vokrrit./IndeksOnline/