75 Mall Live Search
20:58 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinajt i shkon fjala në vend, zjarrfikëseve u kompensohen orët shtesë!

Sindikata e Zjarrfikësve ka falënderuar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për plotësimin e kërkesave të tyre që kanë pasur të bëjnë me kushtet e punës.

Përmes një njoftimi ata kanë thënë se tashmë hapi i parë në këtë drejtim është ndërmarr pasi që zjarrfikësve ua janë kompensuar orët shtesë për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2018.

 “Fillimisht me lejoni që në emër të Sindikatës se Zjarrfikësve t’ju falënderojmë për përkrahjen dhe përcjelljen ne vazhdimësi qe keni bërw për paraqitjen dhe pasqyrimin, e aktiviteteve sindikale ne vazhdimësi, si ne konferenca për shtyp, ftesat ne studio, shkrimet e juaja objektive qe ndikuan ne sensibilizimi dhe informimin e opinionit dhe  na ndihmuat qe te dëgjohet zëri yne ne realizimin e kërkesave  tona te drejta dhe legjitime. 

Pas shumë angazhimeve dhe përpjekjeve qe pozita e Shërbimit te Zjarrfikës dhe Shpëtimit te përmirësohet, qe te krijohen kushte për punë, pajisje për punë dhe çka është me kryesorja përpjekja që te sigurohet  përkujdesje institucionale qe mungoi vite me radhë, ku gjatë kësaj periudhe kohore qe nga pas lufta, shërbimit te zjarrfikësve ju bën shumë pa drejtësi dhe diskriminime te vazhdueshme ne te gjitha aspektet.

Pas bisedimeve me Kryeministrin Haradinaj dhe kabinetin Qeveritar ku parashtruam kërkesat dhe shprehem brengat për situatën  e krijuar ne ketë shërbim emergjent i domosdoshëm për siguri të qytetareve dhe pronës se tyre , ku për kërkesa është dashtur qe edhe te organizohen edhe protesta ne  shenje pakënaqësie për problemet e akumuluara te pa zgjidhura vite me radhë.

Pas premtimeve te Kryeministrit se Zjarrfikësve do të ju  kthehet dinjiteti dhe do kenë përkujdesjen e Qeverisë dhe do te angazhohen qe kërkesat e drejta legjitime do te plotësohen, do te ndërpriten diskriminimet  dhe pozita e zjarrfikësve do te fuqizohet si forcë për mbrojtje dhe shpëtim ne Kosovë.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës përshëndete qasjen e drejtë dhe angazhimet e Kryeministrit Haradinaj, karshi kërkesave dhe ne përgjithësi angazhimin e Qeverisë për zgjedhjen e problemeve te akumuluara te cilat janë mjaft te theksuara.

Kryeministri Haradinaj i realizoi premtimet,  është bere hapi i parë ne ketë drejtim, Zjarrfikësit janë kompensuar për orët shtesë dhe kompensimeve tjera për gjashtë mujorin e dytë te vitit 2018.

Zjarrfikësve ju kthye shpresa se me ne fund institucionet e vendit reflektuan pozitivisht ne kërkesat e Zjarrfikësve, dhe shpresojmë se Qeveria Haradinaj dhe kabineti Qeveritar do te angazhohen ne vazhdimësi qe zjarrfikësit te trajtohen sipas misionit fisnik dhe human shpëtimin e jetës se njeriut dhe te mirave materiale, te rregullohet statusi juridik, definimi i kompetencave menaxhuese, ngritja e koficientit, nivelizimi me shërbimet tjera emergjente,  te sigurohen paisje te sigurta qe ofrojnë mbrojtje dhe siguri në punë  dhe ruajtjen e shëndetit dhe jetës së Zjarrfikësve 

 Qasja e Kryeministrit Haradinaj, dhe kabinetit Qeveritar, Ministrisë se financave , MPB-së, komisionit për Siguri në Kuvend, komisionit për Administrata publike, AME-së  ne zgjedhjen e problemeve te krijuara dhe akumuluara vite me radhë ka krijuar optimizëm tek Zjarrfikësit se viti 2019-të ketë Shërbim nuk do ta përcjell me problemet e viteve te kaluara, Shpëtimtaret  meritojnë trajtim te dinjitetshëm, ka shumë për tu bërë në këtë drejtim por zgjidhja ka filluar dhe besojmë se nuk do te zhgënjehemi” ka shkruar Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës./Indeksonline/

Image result for zjarrfikesit indeksonline ramush haradinaj