75 Mall Live Search
22:14 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona të kërkuar në rajonin e Prishtinës

Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës është zhvilluar sot në orët e pasdites,  nga njësitet e stacionit policor të Drenasit,  te mbështetura nga njësitet e NJRSH-së.

Aty janë ndërmarrë shtatë aksione në lokacione te ndryshme, përkatësisht ne fshatrat Sankovc, Kizhareke, Korrotice e Larte, ne qytetin e Drenasit dhe Shtutice.

Nga ky aksion janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë realizuar 15 urdhëresa te gjykatës. Personat e arrestuar janë A. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (13 urdhëresa te gjykatës), I. D,  mashkull,  shtetas i Republikës së Kosovës, (një urdhërese te gjykatës) si dhe  A. B,  mashkull,  shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhërese te gjykatës), të tre ata janë dërguar ne vuajtje te dënimit./Indeksonline/.