75 Mall Live Search
23:41 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia bastis lokalet në lagjen Kalabria

Policia e Kosovës ka bastisur disa lokale në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Sipas burimeve të kallxo.com gjatë bastisjes është gjetur një armë.

Policia e rajonit të Prishtinës sot gjatë ditës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kërkim të personave të dyshuar për vjedhje e grabitje.

Operacioni është zhvilluar në 7 lokacione të ndryshme përderisa njëri nga të kërkuarit ka qenë i kërkuar për 13 raste të ndryshme, përfshirë edhe vjedhje.