Molliqaj ‘ndryshon’ 360 shkallë, i del në mbrojtje Vetëvendosjes
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj i ka dal në mbrojtje Lëvizjes “Vetëvendosje”, pas akuzave të Kadri Veselit dhe Hashim Thacit për përfshirjen e partisë së Albin Kurtit me organizatën famkeqe “Syri i Popullit”.
Sipas tij, Kosovës nuk i duhen shpifje të tilla por as viktimizim. “Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse VV qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit” janë të ulëta dhe të papranueshme.
Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë.
Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë.