Golat e Ronaldos ia sjellin fitoren Juventusit
Juventus ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2:1 kundër Sampdorias .
Të parët që kaluan në epërsi ishin kampionët e Italisë. Në minutën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi për 1:0.
Në minutën e 33-të u akordua penaltia për Sampdorian, ku në gol e konkretizoi Quagliarella.
Edhe Juventus fitoi penalti. Në minutën e 65-të, Ronaldo kaloi përsëri Juventusin në epërsi nga pika e bardhë.
Përkundër rasteve të shumta nga të dy ekipet rezultati mbeti i pandryshuar. Vlen të theksohet që Sampdoria shënoi një gol në minutën e 92-të por që u anulua nga ’VAR’.
Me këtë fitore Juventus vazhdon serinë prej 19 ndeshje të pamposhtur. Me këtë fitore Juventus mbyll pjesën dimërore të sezonit në vendin e parë me 53 pik.
Ndërsa Sampdoria gjendët në pozitën e pestë, me 29 pikë .
Me dy golat e sotshëm Ronaldo ka kaluar në vendin e parë në listën e golashënuesve./Indeksonline/