PDK e Podujevës pret mërgimtarët duke u shpërndarë dhurata interesante në rrugë
Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë, prag të Vitit të Ri ka ndërmarrë nismë për mirëpritjen e mërgimtarëve.
Asamblistja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka njoftuar se sot Rinia Demokratike e kësaj komune ka shpërndarë dhurata me simbole shtetërore për mërgimtarët, transmeton Indeksonline.

“Sot bashkë me Rininë Demokratike në Podujevë shpërndamë dhurata me simbole të shtetit të Kosovës për bashkëatdhetarët tanë që kanë ardhur për pushime në Kosovë për t’iu uruar Vitin e Ri dhe falenderuar për kontributin e vazhdueshëm në atdhe!”, ka shkruar Zejnullahu. /Indeksonline/









