75 Mall Live Search
19:00 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Jo në Merdare, kolona e pritje tani ka në këto dy pikëkalime tjera kufitare

Si zakonisht, edhe këtë fundvit, shumë bashkatdhetarë tanë ia kanë mësyrë vendlindjes për të pritur ndërrimin e motmoteve në gjirin familjar.

Shumë nga ta vijnë në Kosovë me vetura, edhepse udhëtimi zgjat më shumë se në mënyrat tjera, përcjellë Indeksonline.

E ky vrull i mërgimtarëve, si gjithmonë shkakton kolona të gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës me vendet përreth.

Për dallim nga vitet tjera, këtë muaj, ata po zgjedhin që në Kosovë mos të hyjnë përmes Merdares, pikëkalim ky mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas të dhënave nga Qendra për menaxhim kufitar të MPB-së, aktualisht në Merdare pritjet janë deri në 10 minuta më së shumti.

Por, kolona deri në një orë ka në dy pikëkalime tjera kufitare. Bëhet fjalë për Muçibabën dhe Dheun e Bardhë.

Atje kolonat janë të gjata deri në 300 metra për të hyrë në territorin e Kosovës. /Indeksonline/