Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Beograd
Po vazhdojnë edhe sonte protestat kundër pushtetit të Presidentit Aleksander Vuçiq në Beograd.
Kjo protestë që u mbajt para fakultetit filozofik, dhe ka vazhduar drejt televizionit shtetëror dhe Kuvendit të Serbisë, mblodhi mijëra qytetarë, transmeton Indeksonline.
Protesta po mbahet kundër qeverisjes së pushtetit të Aleksandër Vuçiq, derisa bëhet thirrje për rrëzimin e tij. /Indeksonline/