Klopp: Kur Salah i dha penaltinë Firminos isha gati të qajë
Liverpooli e ka shkatërruar Arsenalin sot në kryendeshjen e xhiros së Premierligës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, ‘Reds’ turpëruan ‘Topçinjtë’, me rezultat të thellë 5:1.
Klopp është shprehur mjaft i lumtur për këtë fitore, ndërsa poashtu ka komentuar një episod të këtij takimi.
Trajneri gjerman deklaroi se ishte gati të qajë me gjestin e Salah i cili nuk ekzekutoi penaltinë por ia lejoj bashkëlojtarit të tij, Firmino.
“Kur Salah i dha penaltinë Bobbyt, unë isha gati të qajë. Ai gjest ishte i madh. Ne e dimë se sa shumë Momo ka qejf të shënoj gola dhe ai nuk e shfrytëzoi atë rast por ia dha shoku të tij. Krishtlindjet kanë përfunduar por jo midis djemve” deklaroi Klopp. /IndeksOnline/
“…and then in a situation like that, you give it to your mate.”
— NBC Sports Soccer (@NBCSportsSoccer) December 29, 2018
Jürgen Klopp said he was close to tears when Mohamed Salah gave Roberto Firmino the penalty so he could get his hat trick ❤️ pic.twitter.com/Ku0KinJkCa