2 të verdhë brenda një aksioni, kartoni i kuq që shtangu opinionin sportiv në Itali
Një rast i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në ndeshjen mes Chievos dhe Frosinones.
Marco Capuano, shkaktoi faull në minutën e 58-të të takimit në mesfushë, por gjyqtari Rochi la avantazhin e lojës.
Në vazhdimin e aksionit, Capuano shkaktoi sërish faull në mbrojtje, dhe kryesori i nxorri menjëherë kartonin e kuq, duke i bërë me dije se erdhi si pasojë e dy kartonëve të verdhë gjatë po të njëjtit aksioni.
Një rast i rrallë ky në futboll, por që erdhi sot në Serinë A, duke shtangur edhe vetë opinionin sportiv në Itali.
Marko Kapuano – Kartonio i kuq on Vidnews.