75 Mall Live Search
11:58 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Teori konspirative: Mesut Ozil nuk është i lënduar

Edhe njëherë, përfituesi më i madh financiar tek Arsenali, Mesut Ozl nuk ishte i ftuar për ndeshjen, Liverpool – Arsenal, ku nikoqiri triumfoi me rezultat, 5-1.

Ozil ka qenë shpesh mungesë për londinezët në javët e fundit.

Gjermani ka luajtur në humbjen në Southampton, fitoren ndaj Burnleyt dhe 45 minuta ndaj Brightonit.

Përveç se në ndeshjen ndaj Liverpoolit, Ozil nuk luajti ndaj Bournemouth, Tottenham, Man Unitedit dhe Huddersfield, transmeton IndeksOnline.

Gjatë mungesës së Ozil, është raportuar se mesfushori turko-gjerman është lënduar.

Ndërsa, mungesën e tij në ”Anfield”, Arsenali e justifikoi me lëndimin në gju të lojtarit.

Por, a janë këto të reja mbi lëndimet të vërteta.

Në Sky Sunday, eksperti i futbollit gjerman, Rafa Honigstein e ka qartësuar situatën e Ozil në ”Emirates Stadium”.

Honigstein ka zbuluar se ai ka folur me dikëb rreth situatës së Ozil dhe trajnerit, Unai Emery.

Ky burim, sipas tij, insistonte se nuk ka asgjë personale, por Ozil s’është paraqitur sepse nuk e mahnitë trajnerin.

Kështu, kjo nënkupton se të rejat mbi lëndimet e ish-yllit të Real Madridit nuk janë të sakta./IndeksOnline/