75 Mall Live Search
17:15 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Manchester City rikthehet te fitorja, merr pozitën e dytë

Manchester City ka fituar si mysafir i Southampton me rezultat 1-3.

Pjesa e parë ishte vendimtare për fatin e kësaj ndeshje, shkruan Indeskonline.

City kaluan të parët në epërsi me golin e Savid Silva në minutën e 10-të.

Rezultatin e barazoi Hojbjerg në minutën e 37-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Në fund të pjesës së parë City shënoi edhe dy gola me anë të Ward-Proëse (autogol) dhe më pas Aguerro.

Me këtë fitore, Manchester City është në vendin e dytë me 47 pikë, shtatë më pak se Liverpooli dhe dy më shumë se Tottenham. /IndeksOnline/