75 Mall Live Search
17:28 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edhe këtë vit, kafshët shfrytëzohen për përfitime nga ‘babadimrat e shpifur’

Sheshi kryesor në Prishtinë është kthyer në një ‘pazar’ përfitimesh.

Në çdo pjesë sheh shitës ambulant që shesin produkte nga më të ndryshmet. Ndërsa këtë vit jo vetëm që u vonua dekorimi i kësaj pjese më të rëndësishme për qytetarët, por edhe po shohim kafshë, shkruan Indeksonline.

‘Babadimra’ që madje s’u ngjajnë atyre që fëmijët duan të shohin kanë dalë në sheshin ‘Nënë Tereza’, të cilët po shfrytëzojnë gomarët dhe kafshë të ndryshme për përfitime materiale.

Pamje këto aspak të këndshme, madje neveritëse për shumë kënd. Duke ia humbur edhe bukurinë dhe madhështinë festave të fundvitit./Indeksonline/