Hajnat thyejnë një bastore në Prishtinë, vjedhin 6 televizorë
Persona të panjohur kanë plaçkitur një bastore në Prishtinë, më saktësisht prapa rrugës B.
Pronari i kësaj bastoreje ka treguar për Indeksonline se hajnat gjatë natës kanë vjedhur 6 televizorë, duke dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas tij, vlera e tyre është rreh 6 mijë euro.
Gjithashtu ai ka thënë se rastin e ka paraqitur në polici./Indeksonline/
