75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Renditja tabelare e vitit 2018 – Man City i pari, Liverpooli i dyti

Pas ndeshjeve të së dielës në Premier League, renditja tabelare e Premier Leagues për këtë vit kalendarik është zbuluar.

Renditja nuk është edhe aq befasuese, teksa Manchester City është në vendin e parë me 88 pikë.

Man City e ka fituar kampanjën e kaluar në Premier League me një shifër impresive prej 100 pikësh, duke shënuar 106 gola.

Megjithatë, pavarsisht se Man City e fitoi kampionatin sezonin e kaluar, ata janë lider në renditjen tabelare të Premier Leagues për këtë vit kalendarik, vetëm për shkak të diferencës së golave të shënuar më të mirë, transmeton IndeksOnline.

Liverpooli renditet në vendin e dytë, me 88 pikë gjithashtu, por me një diferencë të golave të shënuar më të dobët se Man City – prej gjashtë pikësh.

Man City ka shënuar 99 gola, kurse Liverpooli 84 në këtë vit kalendarik, por Liverpooli ka mbrojtje më të mirë, duke pranuar vetëm 22 gola këtë vit, krahasuar me Man Cityn që ka pranuar vetëm 31.

Pjesa tjetër e gjashtë vendeve të para përfshinë Tottenhamin me 85 pikë, Man Unitedin në vendin e katërt me 72 pikë, Chelsean në vendin e pestë me 68 pikë dhe Arsenalin në vendin e gjashtë me 63 pikë./IndeksOnline/