Qëndron Kastrati i gëzon banorët me një lajm të mirë natën e ndërrimit të motmotëve!
Kryetari i Komunës së Kamenicës në natën e ndërrimit të motmotëve, ka vendosur t’i gëzojë banorët e kësaj ane me një lajm të mirë!

Qytetarët e Kamenicës që nga sot do të mund t’i kryejnë shumë shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
I pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka uruar gjithë qytetarët për Vitin e Ri, dhe njëkohësisht ua ka bërë me dije se kanë përfunduar të gjitha punët në këtë Qendër Mjekësore.

Ai po ashtu ka bërë me dije se këtë vit po e përmbyllin me shumë angazhime, projekte e premtime të realizuara. /Indeksonline/
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Nga sot qytetarët e Kamenicës shërbimet mjekësore do t’i kryejnë në objektin tashmë të renovuar. Me këtë ceremoni po e përmbyllim një vit me shumë angazhim, projekte e premtime të realizuara.
Uroj që viti 2019 të jetë vit i mbarë e me shumë suksese për Kamenicën.
*Fatkeqësisht për shkak të gripit nuk munda të jem prezent në ceremoni, por tashmë mund të shkoj të marr mjekimin në objektin e ri të QKMF-së
