75 Mall Live Search
16:50 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të rejat e fundit nga Arsenali: Ozil, Mustafi, Bellerin

Arsenali do t’i rikthehet futbollit në ditën e Vitit të Ri, kur do të përballet me Fulhamin në derbin londinez.

Në ”Emirates Stadium”, Arsenali është nikoqir i skuadrës së Claudio Ranierit.

Në ndeshjen e fundit, në ”Anfield”, Arsenalit pësoi humbje zhgënjyese nga Liverpooli me rezultat, 5-1, transmeton IndeksOnline.

Njëri ndër lojtarët që mungoi për shkak të lëndimit në këtë ndeshje ishte edhe Mesut Ozil, transmeton IndeksOnline.

Image result for Ozil

Tani, në ueb-sajtin zyrtar të klubit londinez janë lansuar të rejat e fundit nga departamenti i të lënduarve të skuadrës.

Mesut Ozil aktualisht është i lënduar në gjurin e majtë, teksa pritet t’ju nënshtrohet testeve edhe njëherë para ndeshjes me Fulhamin më 1 janar.

Kurse, Shkodran Mustafi dhe Nacho Monreal janë të lënduar, gjithashtu, si dhe Hector Bellerin, të cilët priten t’ju nënshtrohen testeve para ndeshjes të së martës.

Image result for Shkodran Mustafi

Kurse, Dinos Mavropanos, Emile Smith Rowe, Henrikh Mkhitaryan, Rob Holding dhe Danny Welbeck kanë lëndime më serioze dhe priten të mungojnë më gjatë./IndeksOnline/