75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri: Kështu reaguam pas humbjes së Tottenhamit nga Wolves

Xherdan Shaqiri thotë se ishte e ”këndshme” për ta parë Tottenhamin duke u mposhtur në shtëpi nga Wolves, por ai insiston se Liverpooli është i fokusuar vetëm në vete në garën për titull.

”Të Kuqtë” demoluan Arsenalin, 5-1 në ”Anfield” në mbrëmjen e së shtunës, vetëm disa orë pasi Spurs pësuan humbje të papritur në ”Wembley”.

Skuadra e Mauricio Pochettinos do t’i afrohej Liverpoolit në vetëm 3 pikë në rast të fitores, por kjo nuk ndodhi.

Me fitoren ndaj Arsenalit, Liverpooli u distancua në nëntë pikë nga Tottenhami, si dhe vendin e dytë e përvetësoi Manchester City, transmeton IndeksOnline.

Tani, Shaqiri pohon se fitorja e Wolves ndaj Tottenhamit në ”Wembley” ishte një lajm i madh për skuadrën e tij para ndeshjes me Arsenalin.

”Natyrisht, ishte gëzim për ne”, tha Shaqiri për Evening Standard.

”Unë mendoj se të gjitha skuadrat kur humbin [ato që janë pas nesh], është kënaqësi të ndodhë kjo”.

”Por, në fund, ne e shikojmë vetëm veten dhe duam t’i fitojmë ndeshjet tona”./IndeksOnline/