75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq bën gjeste diktatori, sulmon verbalisht gazetarët

Liria e mediave në Serbi thuajse nuk ekziston fare. Disa i shërbejnë pushtetit, ato që mundohen të jenë të lira sulmohen nga qeveria.

Kështu ka ndodhur edhe me portalin ‘N1’ i cili është sulmuar nga i pari i vendit, presidenti Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Përmes një shkrimi  ky portal ka treguar që Vuçiq ka sulmuar verbalisht njërin nga gazetarët.

Gazetari i ‘N1’ kishte dashur të marrë një prononcim nga Vuçiq rreth gjendjes së mediave në Serbi, por ai nuk ishte përgjigjur përkundrazi kishte sulmuar gazetarin.

Portali ka publikuar bisedën e plotë me presidentin serb.

Sipas organizatës ‘Reporterët Pa Kufi’, cilëson Serbinë si vendin me gjendjen më të keq sa i përket lirisë së mediave./Indeksonline/