75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë ‘gjyshi’ i internetit

Lawrence “Larry” Roberts i njohur  si ‘gjyshi’ i internetit, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare pas një ataku në zemër.

Roberts ishte menaxher i Agjencisë së Avancuar të Projekteve të Pentagonit. Ai gjatë kësaj kohe mbikëqyri projektin ‘ARPANET’, që është paraardhës i internetit, transmeton Indeksonline.

Po ashtu Roberts ishte i përfshirë në krijimin e ‘Email’, që u bë shumë popullorë.

Kohët e fundit, Larry po jetonte në ‘Redwood City’ të Kalifornisë ku edhe ndërroi jetë./Indeksonline/