75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy super yjet, të cilët Challandes pritet t’i ketë së shpejti në dispozicion

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të jetë edhe më e fortë për vitin që po vjen.

Viti 2019 do ta gjejë Kosovën në fazën e eliminatoreve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Në mesin e shumë kundërshtarve të fortë, ”Dardanët” do të përballen edhe me Anglinë, transmeton IndeksOnline.

Andaj, trajneri, Bernard Challandes është duke menduar përforcimin maksimal të skuadrës së tij.

Në mesin e disa yjeve, Challandes pritet t’i grumbullojë edhe Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma.

Aktualisht, Hadërgjonaj luan në Premier League, te Huddersfield, ndërsa Toma luan në Zvicër, te Sioni.

Vetë Challandes ka konfirmuar se dyshja e lartëcekur janë afër që t’i bashkohen Përfaqësueses, që befasoi për të mirë këtë vit./IndeksOnline/